KOMPETENCAT
|
Kompetencat e Agjencisë për zbulim janë definuar në nenin 2 dhe nenin 6 në Ligjin për Agjencinë për zbulim |
1. Bën grumbullimin e të dhënave dhe informatave domethënëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë, interesat ekonomike, politike dhe interesat e tjera të shtetit. 2. Kryen analiza dhe hulumtime të të dhënave dhe informatave dhe detyrimisht i raporton Kryetarit të Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe organeve tjera shtetërore për çështje të rëndësishme në fushëveprimin e tyre. 3. Bashkëpunon me organet shtetërore për çështjet me interes të përbashkët. Në realizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, Agjencia dhe organet shtetërore janë të detyruar reciprokisht t'i dorëzojnë të dhëna, njoftime, informata dhe t'i koordinojnë akcionet në kompetencë të Agjencisë. |